Vetëm pak minuta pasi Majlinda Kelmendi arriti të kualifikohet në finale të Lojërave Europiane “Minsk 2019”, të njëjtën gjë e ka arritur edhe bashkëkombësja tjetër Nora Gjakova.
Xhudistja Gjakova në kategorinë -57 kilogramë, e mposhti në gjysmëfinale portugezen, Telma Monteiro, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Kosovo National Olympic Committee në Facebook.
Dy final Koso – Rusi në Minsk të Bjellorusisë
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në pritje të finaleve të mëdha të garave të xhudos në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019. Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, në finale do të përballet me rusen, Natalia Kuziutina, kategoria -52 kilogramë.
Ndërkohë, Nora Gjakova, në kategorinë -57 kilogramë, përballet me Daria Mezhetskaia, po ashtu të Rusisë.
Blloku final zhvillohet prej orës 16:00 me kohën tonë lokale, kurse Majlinda e Nora pritet të luftojnë pas orës 16:30.
Iu urojmë fat dhe suksese heroinave tona në luftërat për medaljet e arta.
#Minsk2019 #TeamKosova #OurPride #MajlindaKelmendi#NoraGjakova