Normaliteti – armiku më i madh për Kurtin

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 12:47 | Nga Ilir Mirena

Nomaliteti është armiku më i madh për Albin Kurtin.

Në gjendje normale, pa veriun dhe Serbinë, atij i zbresin sondazhet edhe njerëzia ia nisin me fiqiru për çmimet, korrupsionin, shëndetësinë, arsimin, pensionet, papunësinë, emigrimin…

Në veri, gjendja jonormale ka nisë me u ba normale.

Pushteti priti gjate vikendit mos po bën vaki najsen, e s’pat najsen, pos do motorista edhe arrestimi i një rusi. Po s’u ba farë potere.

Prandaj, duhet me dhez diçka. T’presim çka po sajojnë…

Të ngjashme