“Normalizimi i raporteve ndodh kur Serbia e njeh Kosovën”

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 15:33 | Nga

Deri te përmirësimi i vërtetë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës mund të vijë vetëm kur Serbia të njohë statusin e Kosovës.

Kështu tha Florian Biber, drejtor i Qendrës për Studime Evropiane në Universitetin e Grazit në një intervistë për programin në gjuhën serbe të RTK-së.

Ai shton se marrëdhëniet gjithashtu mund të përmirësohen në kuadrin e marrëveshjeve të Brukselit, por në fund të procesit, marrëdhëniet midis dy palëve duhet të përcaktohen qartë.

“Normalizimi mund të jetë vetëm një lloj njohjeje e Serbisë se Kosova është shtet i pavarur, nuk shoh ndonjë mundësi tjetër. Pyetja është kur Serbia do të jetë e gatshme ta bëjë këtë “, theksoi mes tjerash ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme