Nostalgjikët e Enver Hoxhës mblidhen në 76-vjetorin e Konferencës së Pezës

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 16:00 | Nga

Peza është vendi ku është zhvilluar një prej ngjarjeve më të rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve gjatë Luftës së Dytë Botërore: është mbledhur Kuvendi ku është mbajtur Konferenca e Pezës, më 16 shtator 1942.

Sot pas 76 vitesh, përkujtohet kjo konferencë ku janë hedhur themelet e bashkimit kombëtar. Pjesë e festimeve zyrtare ishin edhe përfaqësues të ekzekutivit, raporton TCH.

Pandeli Majko tha se, “në Pezë nisi shkëndija. Duhet t’i themi disa gjëra troç. Ata që thonë jo veriu, jo jugu, duhet ta dinë që edhe Shqipëria e Mesme ka pasur njerëz me kobure në brez, që i kanë dalë për zot vatanit”.

Ndërsa Erion Veliaj u shpreh se, “ne besojmë shumë fort që një nga gjërat që duhet t’i kalojmë gjeneratës së re është kujtesa. Është fakti që ne nuk jemi një komb i ardhur nga hiçi, jeta nuk filloi sot”.

Por, si çdo vit, komunistët marshuan drejt varrezave të dëshmorëve.

“Lufta jonë, e Partisë Komuniste, ka qenë për liri e pavarësi kundër pushtuesve fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre tradhtare, se këta ishin më të rrezikshëm, këta të dërrmonin. Por, ne kemi qenë në aleancë me të gjithë vendet e botës, me fuqitë e mëdha”, thotë një komunist.

Por, pse u mbajt në Pezë konferenca historike? Arsyen na e tregon Ilir Bita, djali i partizanit Stavri Bita, në çetën e Pezës: “Konferenca e Pezës dhe Peza bashkë është një nga çetat e para të Europës, e themeluar në 5 qershor 1940 nga Myslym Peza, komandanti i madh. Se këtu ishte vendi më patriotik dhe i sigurt, larg Tiranës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme