Është mbyllur pa fitues sfida e Ligës Premier ndërmjet Leeds Unitedit dhe Manchester Unitedit, e zhvilluar në Elland Road.
Edhe pse nuk arritën të shënojnë, Djajtë e Kuq kanë marrë notë mesatare më të lartë se vendasit për shkak të paraqitjes më të mirë.
Mesfushori i Leeds, Kalvin Phillips, ka marrë notën më të lartë, i ndjekur nga mbrojtësi i krahut i Unitedit, Aaron Wan-Bissaka.
Marcus Rashford ka pasur ndër paraqitjet më të dobëta në këtë sfidë, ndërsa as performanca e Ezgjan Alioskit nuk ishte më e mirë.