Newcastle e ka përmbysur rezultatin kundër Arsenalit për të fituar në fund 2-1. Pavarësisht humbjes, Xhaka e Mustafi janë vlerësuar si dy më të mirët për “Topçinjtë”.
Pas tri fitoreve me radhë, Arsenali i Arsene Wenger është mposhtur në Premierligë. Ishte WBA skuadra që befasoi “Topçinjtë”, duke triumfuar në fund 2-1, teksa ishin duke humbur 0-1, shkruan Gazeta Express.
Alexandre Lacazette shënoi për Arsenalin në minutën e 14’ duke bërë që kjo ndeshje të duket kinse e lehtë, por kështu nuk menduan vendasit, që barazuan menjëherë. Në minutën e 29’ për 1-1 shënoi Ayoze Perez.
Kur u mendua se djelmoshat e Wenger do të bëjnë diçka më shumë në pjesën e dytë, Matt Ritchie shokoi mysafirët duke shënuar për 2-1 në minutën e 68-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën dy shqiptarët, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi dhe pavarësisht humbjes së Arsenalit, ata ishin në mesin e tre më të mirëve për ekipin e Arsene Wenger.