Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje për profesionet ligjore falas dhe Shoqatën e Avokatëve” ka organizuar trajnim për noterët, agjentët privatë të përmbarimit, ndërmjetësuesit dhe administratorët e falimentimit. Është hera e parë që një trajnim i tillë mbahet në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Pepa Laleva, udhëheqëse e projektit, tha se qëllimi i këtij projekti është rritja e efikasitetit të gjyqësorit dhe forcimit të ligjit. Ajo shtoi se Bashkimi Evropian inkurajon Kosovën në këtë drejtim.
“Ky është trajnimin e për përmirësimin aftësive tuaja në fushën e trajnimit. Projekti është duke përgatitur një fushatë për ngritjen e vetëdijes për këto profesione. Tani kemi filluar parafushatën. Kjo është hera e parë që një sesion i tillë mbahet në Kosovë. BE inkurajon Kosovën për ngritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe forcimin e ligjit dhe ky është qëllimi i projektit tonë. Sot është dita e 5 e sesionit trajnues”.
Jos Uitdehaag, ekspert afat-shkurtër, u dha këshilla pjesëmarrësve se si duhet të veprojnë gjatë kohës kur mbajë një prezantim. Ai bëri të ditur se në këtë trajnim janë formuar grupe të cilat kanë për detyrë të zhvillojnë trajnime.
“Fikeni telefonin dhe vendoseni në heshtje. Kemi formuar grupe të pjesëmarrësve. Ky grup përbëhet nga noterë dhe përmbarues. Detyra e tyre është qe të bëjnë një trajnim. Merita do të bëjë prezantimin”.
Noterja Merita Kostanica, pjesëtare e njërit nga grupet se prezantimi i tyre përbëhet nga tri module.
“Qëllimi është dhënia e njohurive për noterët e rinj. Prezantimi përbëhet nga tri module”.
Qëllimi i këtij projekti është të forcojë gjyqësorin duke forcuar Profesionet Ligjore të Lirë dhe Shoqatën e Avokatëve.
Ky është projekti i parë i këtij fushëveprimi në Ballkanin Perëndimor që mbulon të gjitha profesionet ligjore falas si avokatët, ndërmjetësuesit, noterët, agjentët përmbarues privatë dhe administratorët e falimentimit dhe Ministrinë e Drejtësisë brenda të njëjtit projekt.
Ky program për herë të parë në Kosovë bashkon përfaqësuesit e zgjedhur të katër profesioneve të lira ligjore: Noterë Përmbaruesit Privat Ndërmjetësuesit dhe Administratorët e Falimentimit,së bashku me Yrtarat e Ministrisë së Drejtësinë për të mësuar,për të aftësitë e tyre për të hartuar kurse dhe për të punuar së bashku për zhvillimin e trajnimeve praktike të orientuar profesionalisht të përshtatura për nevojat e PLL në këtë vend.
Programi është ndërtuar për transferimin e njohurive aftësive dhe praktikave më të mira përmes metodologjive moderne të trajnimit.
Pas përfundimit të programit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të zhvillojnë kurse trajnimi për zhvillimin e kompetencave thelbësore për kryerjen e një PLL.
Përmes programit organizatat përkatëse profesionale do të përfitojnë nga mundësitë e bashkëpunimit midis profesionaleve të ndryshme të lira ligjore.