Shoferët e taksive në Nottingham do të përfitojnë nga mbushësit wireless.
Departamenti i Transportit në Nottingham ka treguar se do të investojë 3.4 miliardë dollarë për krijimin e mbushësve pa tela ‘wireless’ për taksitë e qytetit.
Këshilli i Qytetit të Nottinghamit do të blej 10 vetura LEVC dhe taksi elektrik të Nissanit, të cilët do të pajisen me teknologjinë e mbushjes pa tela të cilët dhe do ti dhurohen taksistëve për t’i vozitur për gjashtë muajt e ardhshëm, transmeton Koha.net.
Nëse kjo skemë del e suksesshme, planifikohet zgjerimi i saj edhe pse kjo kërkon që veturat elektrike të kenë teknologjinë e mbushësve Wireless, gjë të cilën asnjë veturë elektrike që gjenden tani në treg, nuk e posedon.
Departamenti i Shtetit të Nottinghamit thotë se kjo skemë do të mund të jetë “revolucionare” për të gjithë transportin dhe veturat elektrike.
Kritikët e kësaj skeme, thonë se mbushja pa tela ‘wireless’ është më e ngadaltë se ajo me tela, dhe kërkon kosto shumë më të madhe.