Novak Djokovic, tenisti serb i ka dhënë fund sezonit 2017.
Ish-tenisti numër një në botë, përmes një videoje e ka zyrtarizuar lajmin se nuk do të merr pjesë në turnetë e ardhshëm.
Nole i cili nuk arriti ta tregonte formën e mirë në Grand Slamin më të vjetër “Wimbledon” për shkak të lëndimit, ka vendosur të pushoj deri në vitin 2018.
Ai do të vazhdoj me stërvitje të kujdesshme deri në momentin e rikthimit.