NPB përmes një komunikate për media ka thënë s tash e sa kohë qëndron e bllokuar nga mosveprimet e detyrueshme igjore të Agjencisë Kosovare për Privatizim për ta përcaktuar kufirin
e një pronë që menaxhohet nga ky institucion me prona të NPB-së.
“Vetëm rishtazi NPB dhe AKP kanë arritur pajtueshmëri të plotë
profesionale mbi pikat e sakta të kufirit në mes pronave në fjalë”.
“Mirëpo dje jemi njoftuar nga komunikata e AKP-së se Bordi i Drejtorëve
i këtij institucioni “ka vlerësuar se në këtë periudhë përcaktimi i
vijës kufizuese nuk është në kuadër të prioriteteve të AKP-së”.
“NPB e konsideron mosgatishmërinë e Bordit të Drejtorëve të AKP-së për
ta miratuar një vendim të bazuar mbi matje të sakta gjeodezike si
keqpërdorim të drejtave të saja pronësore. Situata e krijuar nga
AKP-ja është vënë në shërbim të ndërprerjes së punimeve ndërtimore të
NPB-së”.
Ashtu edhe siç e kemi njoftuar edhe zyrtarisht të gjithë menaxhmentin
e AKP-së, NPB përmes kësaj komunikate shfrytëzon rastin të alarmojë
opinion e interesuar publik për dëmin e madh e të pariparueshëm që AKP
po ia shkakton realizimit të interesave të ligjshme ekonomike një
ndërmarrje publike.
“NPB qëndron e përkushtuar që edhe përmes të gjitha rrugëve gjyqësore
të arrijë të realizojë të drejtën e saj në pronën e saj. NPB po ashtu
është e përkushtuar që çdo dëm që do i shkaktohet nga mosveprimi i
AKP-së sipas detyrimeve ligjore të saj, të njëjtin ta kërkoj po ashtu
në rrugë gjyqësore.”
NPB edhe njëherë i kërkon Bordit të Drejtorëve të AKP-së që çështjen e
përcaktimit të kufirit ta trajtojë vetëm nga perspektiva profesionale
dhe i kërkon të qëndroj e pavarur nga çfarëdo ndikimi politik meqë në
fund pasojat do barten nga NPB tek AKP.
NPB qëndron e përkushtuar në realizimin e projektit të saj të
ndërtimit përmes së cilit NPB pret të arrijë rritjen më të madhe të
pronës së saj të paluajtshme që nga themelimi i saj. Çdo veprim në të
kundërtën e këtij qëllimi do i bëj dëm ndërmarrjes tonë publike.