Nuk bëhet fushatë ashtu me emra e tabela të rrugëve, edhe pa shije edhe e pamatur.
Sidomos kur fjala është për vende me tensione etnike. Aty duhet me tregu maturi dhe me ndërmarrë veprime që e rrisin besimin e komuniteteve lokale në institucione të republikës.
Nuk luhet me emocione e me nacionalizëm në një lokalitet të trazuar që nuk i nevojitet shumë me u përshkallëzu.
Kjo po e konfirmon që LVV për pushtet nuk zgjedh asnjë mjet e nuk ma as parime e rregulla.
Njëherë me xhamia e hoxhallarë, pastaj me abuzim të parasë publike për ndikim në votim. Abuzim me vajzën 10-vjeçare… e tash edhe lojë me nacionalizëm që vetëm i rrit tensionet, nuk i qetëson ato.
Përfundimisht, kjo kishte me qenë qesharake mos të kishte qenë shumë serioze dhe dhimbshme.
Silluni me maturitet e përgjegjësi e mos e kallni krejt vendin për votat dhe pushtetin tuaj. Edhe ashtu as nuk po dini me qeverisë e as me i themelu institucionet.