Nuk bëhet pyetja “A keni nevojë për mjetet e Trustit”, por…

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 12:12 | Nga Tinka Kurti

Pyetja nuk është “A keni nevojë për mjetet e Trustit”. Pyetja e vetme mundet me qenë sa mundesh me pasë nevojë për ato mjete kur je 65 e më shumë. Barra e kujt mundesh me qenë?

Kjo ide e pasigurtë e propozuar nga politikanë joseriozë nuk mundet me u marr si vendim për gjenerata të tëra. Kjo është aq e dëmshme sa edhe sikur ta propozonte edhe ekonomisti më i arritur, duhet me u kundërshtu e le më që nuk e përkrah asnjë ekonomist i përgjegjshëm. Ata që po flasin pro janë duke vepruar si përkrahës të krizave e jo si profesionistë.

Nevoja sot për konsum është reale por gjithashtu janë të prekshme masat që Qeveria ka ndërmarrë. Brenda një familje janë subvencionu fëmijët studentë, gruaja punëtore dhe burri pensionist. Janë subvencionu bizneset. Éshtë subvencionu fatura e energjisë elektrike. Sigurisht, kjo nuk është mjaft për nevojat e dëshirat e cilitdo. Por qeverisja ka edhe ndonjë ditë më të vranët njëjtë si jeta e gjithsecilit.

Në fund të fundit është obligim ligjor me kontribu për kursimet pensionale, për veten tënde më të vjetër.

Askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë të ardhmen. Vendimet e Kuvendit nuk janë sezonale por vendosin për të ardhmen e shumë qytetarëve. Gati të gjithëve.

(Autorja është deputete e Vetëvendosjes)

Të ngjashme