Një i ri, 38 vjeçar është arrestuar pasi i janë gjetur me vete 26500 euro, të cilat nuk i kishte dekaruar.
Mesohet se ai do të udhëtonte për jashtë vendit, por kishte shmangur proceduren e deklarimit në doganë.
NJOFTIMI
Në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit J. S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”