Salih Mustafa sërish ka refuzuar të jetë i pranishëm gjatë dëshmisë së dëshmitarit, këtë e bëri të ditur gjatë seancës avokati i tij, Julius Von Bone.
Avokati tha se Mustafa ka kërkuar që të jetë i pranishëm vetëm kur dëshmojnë disa dëshmitar dhe jo të gjithë dëshmitarët.
Pas kërkesës së avokatit, trupi gjykues ndërpreu përkohësisht gjykimin dhe doli nga salla për të vendosur.
Pas diskutimeve gjykata e lejoj largimin e përkohëshëm të Mustafës përderisa urdhëroj që i njëri të paraqitet përsëri nesër.
Dëshmitari i parë në rastin e komandat Calit në Gjykatën e Hagës, ka treguar para gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara për arsyet e ndalimit të tij në fshatin Zllash nga disa persona të cilët mbanin armë të shkurtra.
Ai deklaroi se ishte akuzuar se po bashkëpunonte me serb përderisa ishte ndaluar fillimisht nga dy persona e më pas ishte transportuar me veturë deri në vendin e ndalimit, ku ishte rrahur deri sa ishte alivanosur.
“Më kanë akuzuar se gjëja kam bashkëpunu me serb, unë jam kanë një njeri i varfur, me një kali kam shitë dru, unë skam pas qare pa fol me ndonjë serb, se skam mujt me e majt familjen”, tha dëshmitari.