Ndonëse një pjesë e deputetëve kanë munguar sot në seancën solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, megjithatë, Kuvendi nuk ka evidencë se kush ishin ata që e “bojkotuan” atë.
Gazeta Insajderi e ka kërkuar nga Kuvendi listën e deputetëve pjesëmarrës dhe të atyre që nuk ishin gjatë kësaj seance, por një gjë është e pamundur pasi Kuvendi nuk ka evidencë për këtë gjë.
“Në ditët kur ka seancë solemne, administrata nuk mban evidenca të deputetëve pjesëmarrës”, ka thënë për Insajderin sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Për më tepër, gjatë seancës solemne në Kuvend, ishin të pranishëm një numër i madh i personaliteteve ndërkombëtare të cilët kishin ardhur ta nderonin 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kurse disa deputetë nuk kishin gjetur kohë të merrnin pjesë aty, edhe pse ata paguhen rreth 2 mijë euro nga taksapaguesit e vendit.