Nuk dorëzohen protestuesit serbë, vendosin tenda në afërsi të Jarinjës

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Situata në dy pikat kufitare veriore të Kosovës është e qetë pas tensioneve që mbretëruan pasditen e së hënës.

Raportohet se njësitet speciale të policisë po qëndrojnë larg nga protestuesit.

Protestuesit janë rigrupuar dhe tashmë kanë filluar ngritjen e tendave, ku paralajmërohet se do të kalojnë natën.

Gazetari i RTV Dukagjinit raporton nga terreni se veturat e grumbulluara në afërsi të Jarinjes vazhdojnë të jenë aty derisa qytetarët pronarë të tyre po qarkullojnë.

Në atë pjesë të Kosovës edhe moti është i ligë i shoqëruar kohë pas kohe me reshje shiu.

Autoritetet e Kosovës sot nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia.

Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë në shenjë pakënaqësie.

Të ngjashme