Nuk duhet të bisedohet për asociacion të asnjë lloji, pa njohje

Prishtinë | 10 Shk 2023 | 11:33 | Nga Burim Piraj

Që nga fillimi i bisedimeve Kosovë Serbi, është e dukshme që vetëm Kosova ka bërë koncesione kurse Serbia në asnjë pikë dhe deklarojnë ende se nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës.

Në anën tjetër tani kërkojnë formimin e asociacionit të komunave serbe prapë pa asnjë përfitim për Kosovën.

Serbia ka arritur që edhe Evropën dhe Amerikën ti përfiton në kauzën e tyre për rikthimin e Kosovës nën sovranitetin serb.

Derisa ata po e kanë një qëllim të saktë, Politika Kosovare është shumë e përçarë dhe nuk ka vizion ose një politikë që çartë se çka më tutje.

Mendoj se në asnjë mënyrë nuk duhet të bisedohet për asociacion të asnjë lloje para se të bisedohet për njohje, dhe ky duhet të jetë kufiri që nuk do të lëvizë asnjë politikanë Kosovar.

Të ngjashme