Sipas të dhënave të reja, një dietë e pasur me ushqime me bazë bimore dhe me pak mish, pa ndjekur rreptësishtë dietën vegjetarianë ose vegane mund të mbrojë kundër obezitetit të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuarit.
Ekspertët tashmë e dinë se dietat me ushqimet e bazuara në bimë siç janë dietat vegjetarianë apo vegan -mund të zvogëlojnë rrezikun e obezitetit. Sidoqoftë, shkencëtarët ende nuk e dinë se sa rreptësishtë duhet të ndiqen këto dieta për të zvogëluar rrezikun e mbipeshës në fazat e mëvonshme të jetës, transmeton Indeksonline.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportojnë se në Shtetet e Bashkuara, obeziteti është më i larti në mesin e të moshuarve dhe atyre në moshë të mesme.
Rreth 40 për qind e 40-59 vjeçarëve dhe 37 për qind e të rriturve të moshës 60 vjeç e lart janë mbipeshë, krahasuar me rreth 32 për qind të atyre të moshës 20-39 vjeç.