Ish-zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, nuk është e sigurt nëse Lionel Messi do të rinovojë kontratën e tij në klubin katalunas.
Marrëveshja aktuale e yllit argjentinas përfundon në vitin 2021 dhe përfshin një klauzolë që i lejon atij të largohet në fund të çdo sezoni.
“Nuk kam ide nëse ai do të rinovojë”, ka thënë fillimisht Mestre për mediumet Cope dhe Radio Marca për situatën e Messit.
“Babai i tij po negocion rinovimin. Unë gjithmonë respektoj kontaktin me lojtarët”.
“Kam ndërhyrë vetëm kur ishte momenti për të biseduar”.
Messi është akuzuar se ka shumë ndikim në nënshkrimet e reja dhe Mestre zbuloi se kë kërkoi kapiteni verën e kaluar.
“Messi i kërkoi direkt Josep Maria Bartomeut kthimin e Neymarit, por ai nuk bëri presion ndaj tij”, përfundoi ish numri dy i Barcelonës.