Nuk e respektuan orën policore, arrestohen 102 persona në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

263 persona nuk e kanë respektuar masën për qarkullim të lirë gjatë natës së kaluar.

Me këtë rast pas policia ka arrestuar 102 persona, 46 perosna kanë marrë vërejtje, derisa për të tjerët janë përgatitur procesverbale dhe janë dërguar në Prokurorinë kompetente.

Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme 180 personave u është dhënë vendimi për vet-izolim, derisa 98 persona kanë firmosur deklaratë për vet-izolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave në izolim dhe vet-izolim, me ç’rast është evidentuar se tre persona nuk kanë respektuar këto masa, gjegjësisht policia nuk i ka hasur në vendbanimet e tyre, njofton Alsat-M.

Të ngjashme