Disa javë më parë përmes një InstaStory motrat Libohova konfirmuan ribashkimin e tyre pas pesë vitesh duke lënë pas hatërmbetjet mes njëra-tjetrën.
Pavarësisht se lajmi erdhi i papritur, ai i gëzoi të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
Së fundmi Irma ishte protagoniste e “Këngë Moj”, ndërsa në një moment në skenë ajo ftoi motrën e saj Erandën për të performuar së bashku me të.
Vajzat dukeshin mjaft të lumtura teksa këndonin së bashku, duke krijuar kështu një atmosferë magjike që i kishte munguar publikut shqiptar për një kohë kaq të gjatë.
Mesa duket dy motrat kanë vendosur që vitet e humbura krah njëra-tjetrës t’i rikuperojnë shumë shpejt, dhe pse jo të “ndezin” edhe një herë skenën dhe bashkëpunimet së bashku.