Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 180 gjoba ndaj qytetarëve për mos bartje të maskave.
Sipas Policisë, aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi.
“Gjatë kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid ne qendrat tregtare dhe lokacionet tjera ne komunën e Prizrenit nuk kanë gjetur parregullsi. Por njësitet policor në rajonin e Prizreni me 19.11.2020,ne zbatim te vendimeve te Qeverisë se Republikës se Kosovës kanë shqiptuar 180 gjoba ndaj qytetarëve te cilët nuk i kanë respektua masat (mos bartja e maskave )”, thuhet në komunikatë.