Kida sot ( martë) ka një ditë të veçantë, kjo sepse po feston ditëlindjen e 24-të.
Këngëtarja e njohur e cila sot po ashtu publikoi albumin e ri muzikor “Orchide”, ka ndarë më fansat imazhe nga festa e organizuar për të.
Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja e njohur solli pamje nga atmosfera festive teksa tha se ndihet e bekuar.
“Nuk jam me fat, jam e bekuar”, ka shkruar Kida në njërin nga postimet që bëri së fundmi.
Ajo mori urime të shumta edhe nga miqtë dhe kolegët e saj, disa prej të cilëve i ka ripostuar në InstaStory.
Ndërsa, përveç lansimit të albumit, Kida lansoi me videoklip këngën “Mo jo”.
Kujtojmë që krahas projekteve të reja, këngëtarja gjatë këtij viti ka qenë e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.