Bora shkakton vonesa të fluturimeve në ANP “Adem Jashari”

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 11:18 | Nga

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” bën të ditur se sot janë të planifikuara 46 fluturime në shkuarje dhe ardhje.

Siç njofton Aeroporti, deri më tani nuk ka pasur anulime te fluturimeve përveç disa vonesave në ardhje për shkak se kompanitë ajrore, kryesisht kanë planifikuar nisjet duke dashur të evitojnë mëngjesin.

“Pista është e hapur dhe presim që fluturimet e radhës të realizohen me sukses varësisht prej kushteve klimatike. Lusim udhëtarët që në rast të anulimeve të fluturimeve të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për informata shtesë”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme