Nuk ka kolona në pikat kufitare, hyrjet dhe dalin bëhen për 3-5 minuta 9 min

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Bashkatdhetarët që ia kanë mësyer Kosovës për festat e fundvitit mund të kalojnë lirshëm në vendkalimet kufitare, pasi që deri tani nuk janë krijuar kolona.

Hyrja dhe dalja në pikat kufitare të Kosovës mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta.

Në vendkalimet kufitare Gllaboqicë, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Vërmicë, Hani i Elezit, Jarinje, Mutivodë, Muçibabë, Dheu i Bardhe dhe Merdare në këto momente nuk ka asnjë kolonë, ndërkaq bashkatdhetarët që vijnë nga zonat që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë duhet të kenë testin negativ për COVID-19.

Aktualisht Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me coronavirus janë: Gjermani, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni, Polonia dhe Bullgaria.

Më poshtë mund t’i gjeni masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës të cilat kanë hyrë në fuqi gjatë muajit nëntor:

– Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (RKS), e që vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në Sars COV-2 që janë me rezultat negativ me COVID-19, në bazë të parimit të reciprocitetit, me përjashtimet si në vijim

1.1. Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ, duke marrë parasysh që shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.2. Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe pikat tokësore, nuk ka nevojë për vërtetim për test RT- PCR negativ, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratën që brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;

1.3. Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për testin PCR negativ, me kusht që të respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;
1.4. Për transport të organizuar me autobus ose linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, nuk nevojitet testi RT-PCR negativ, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;

1.5. Shtetasit e huaj të cilët e kanë të rregulluar leje qëndrimin e përkohshëm ose përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS;

1.6. Në rast të mos paraqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë -izolohen për 7 ditë;

1.7. Diplomatët e huaj në RKS si dhe familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ;

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme