Nuk ka konstituim të Kuvendit, dështimi i 36–të

Prishtinë | 23 Qer 2025 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Dështoi edhe vazhdimi i 36-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sërish përpjekje e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe

Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan
dhe nuk morën pjesë në votim.

Nga 99 deputetë të pranishëm, 53 deputetë votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 25 qershor, në orën 11:00.

Të ngjashme