Nuk ka kuorum për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk pati kuorum për votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit në mes të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shkëmbim akademik në programin Fullbright, votuan vetëm 58 deputetë nga 87 sa ishin në sallë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se duket se rezultati do të jetë i njëjtë edhe për marrëveshjet e tjera, andaj nuk po vazhdojmë me votim për marrëveshjet e tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme