Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar një mbledhje të shkurtër të Kryesisë së Kuvendit, pas mungesës së kuorumit të nevojshëm për votimin e pikave të rendit të ditës të seancës së Kuvendit të Kosovës.
Sipas Veselit, një situatë e tillë është e paprecedentë, pasi që sipas tij, bojkote të tilla nuk ka pasur më herët.
“Më duhet të kem parasysh që nuk ka votim. Është e paprecedentë se nuk ka pas bojkote të tilla. Pas 15 minutave vazhdojmë seancën”, ka thënë Veseli.
Po ashtu deputetët do të bëjnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin e ligjit për patentë shoferë, si dhe shqyrtimin e marrëveshjes financiare IPA 2017, në mes të Kosovës dhe BE-së.
Rendi i ditës:
I. Pikat e papërfunduar nga seancat plenare të mbajtura më 19 qershor dhe 23 korrik 2018:
1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,
11. Debat parlamentar për dialogun me Serbinë,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
15. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
16. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.