Ekonomia Online
FUNDIT

Nuk ka provë shkencore që ushqimi transmeton Coronavirusin

Nuk ka provë shkencore që ushqimi transmeton Coronavirusin

Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit (EFSA) po monitoron nga afër situatën në lidhje me shpërthimin e sëmundjes coronavirus (COVID-19), që po prek një numër të madh vendesh në të gjithë globin. Aktualisht nuk ka asnjë provë që ushqimi është një burim ose rrugë e mundshme e transmetimit të virusit. Kryesuesja shkencore e EFSA-së, znj. […]

Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit (EFSA) po monitoron nga afër situatën në lidhje me shpërthimin e sëmundjes coronavirus (COVID-19), që po prek një numër të madh vendesh në të gjithë globin.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që ushqimi është një burim ose rrugë e mundshme e transmetimit të virusit.

Kryesuesja shkencore e EFSA-së, znj. Marta Hugas, tha: \”Përvojat nga shpërthimet e coronaviruseve të mëparshëm, të tilla si coronavirusi i sindromës së rëndë respiratore akute (SARS-CoV) dhe coronavirus i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk ndodh.

Për momentin, nuk ka prova që të sugjerojnë që coronavirusi është i ndryshëm në këtë drejtim\”

Të ngjashme