Nuk ka qetësi për Rahovecin, goditet prapë nga breshëri

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Rahovecit është goditur edhe sot nga breshëri. Pamjet që vijnë nga fshati Opterushë sot, shihet se çfarë sasi e madhe e breshrit ka rënë atje, shkruan Gazeta Metro.

Rreth një javë më parë, Komuna e Rahovecit u godit nga një sasi e madhe e breshrit, ku edhe la të dëmtuara shumë kultura bujqësore. Kjo komunë njihet si njëra ndër qytetet që merret më së shumti me mbjelljen e pemëve, perimeve si dhe kulturave tjera bujqësore.

E si duket qetësi për bujqit nuk do të ketë ende atje. Kjo pasi që sot ka rënë breshër i madh, por nuk dihet se a ka dëmtuar të mbjellurat e bujqve.
Në videon e dërguar nga një qytetar te ‘Meteo Ballkan’, bëhet e ditur se në fshatin Opterushë ka rënë breshër shumë i madh sot.

Sot moti në Kosovë ka qenë i ndryshueshëm, kryesisht me vranësira, reshje dhe në disa qytete herë pas here edhe rreze dielli. Temperaturat kanë lëvizur nga 6 deri në 18 gradë Celsius.

Gjatë ditës së nesërme pritet që në mëngjes të ketë intervale me diell, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën vranësira dhe intervale me diell, kohëpaskohe priten rrebeshe shiu me mundësi edhe për bubullimë. Temperaturat maksimale në rritje të lehtë. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 20C, e vise malore 3C deri 11C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare, në rrafshin e Kosovës drejtimesh të ndryshme 2-5m/s, e në Dukagjin kryesisht nga jugperëndimi 3-7m/s. Indeksi UV: 5.

Të ngjashme