“Nuk ka rikthim të frikshëm të Covid”, shkencëtari kinez: 80% e popullatës e infektuar

Prishtinë | 22 Jan 2023 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Kina prej disa muajsh është përfshirë nga një valë e re infektimesh nga koronavirusi, por një lajm i mirë vjen nga vendi që konsiderohet si origjina e pandemisë që shkaktoi miliona viktima në mbarë botën.

Sipas një shkencëtari të qeverisë kineze, tashmë ka pak shanse që Covid të rikthehet në numra të frikshëm infektimesh në muajt e ardhshëm, sepse 80 për qind e populates tashmë infektuar apo e kanë kaluar sëmundjen.

“Lëvizjet e banorëve gjatë Vitit të Ri Hënor ka të ngjarë ta ketë përhapur pandeminë, duke rritur numrin e infektimeve në disa zona. Por, një valë e re e COVID-it ka pak shanse të ndodhë në një të ardhme të afërt”, tha Wu Zunyou, shef i epidemiologëve në Qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kohët e fundit Kina ka qenë sërish në kritikën e OBSH, duke i kërkuar autoriteteve të këtij vendi që të jenë transparentë përsa i përket shifrave të koronavirusit.

Në një rishikim të bilancit që autoritetet kineze bën në mes të janarit, u mësua se 60.000 persona me COVID-19 kanë vdekur në spitale.

Të ngjashme