Nuk ka shenja se barrikada në Lagjen e Boshnjakëve mund të hiqet sot

Mitrovicë e Veriut | 29 Dhj 2022 | 15:17 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Barrikadat e vendosura në lagjen e Boshnjakeve vazhdojnë të qëndrojnë ende, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dje, ka thënë se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes, kjo ende nuk ka ndodhur.

Ekipi i Ekonomia Online ndodhet në lagjen e Boshnjakeve në Mitrovicë, dhe nga pamjet shihet që ende barrikadat nuk janë hequr.

Mëngjesin e sotëm u raportua se dy kamionë në barrikadën te vendi i quajtur “Kërshi i Dudës” janë djegur nga persona ende të panjohur.

Të ngjashme