Në Kuvend nuk ka kaluar Propozim-rezoluta nga Lidhja Demokratike e Kosovës për debatin parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, raporton Ekonomia Online.
Seanca ka vazhduar me një pikë tjetër të rendit të ditës, e cila lidhet me një nga seancat e mëparshme e që ka të bëjë me kërkesën e Komisionit të Bujqësisë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
79 deputetë kanë marrë pjesë në këtë votim dhe që konstatohet që nuk ka kuorum, duke e shty kërkesën për emërtim.
Grupi parlamentar i LDK-së po ashtu ka propozuar që deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi të jetë pjesë Komisionit për Drejta, Komunitete dhe Kthim në Vend të Behgjet Pacollit.
Me 81 vota për u votua edhe kjo pikë tjetër.
Me 84 vota për kuvendi miratoi edhe pikë tjetër mbi Raportin vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike.