Nuk kalon rezoluta e LVV-së për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 11:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk e votuan Projekt-rezolutën e Lëvizjes Vetëvendosje për dialogun Kosovë-Serbi.

Me 31 për, 60 kundër dhe 1 abstenim nuk ka kaluar rezoluta e LVV-së, e prezantuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Selimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës paraqiti projekt rezolutën e kësaj partie për dialogun Kosovë-Serbi, me katër pika të cilat janë:

  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se karakteri unitar i Republikës së Kosovës është i paprekshëm dhe i pacenueshëm.
  2. Duke marr parasysh faktet e konfirmuara në lidhje me temën e trajtuar gjatë dialogut të tanishme atë të shkëmbimit të territoreve të cilat janë në kundërshtime me obligimin kushtetues dhe ruajtjen e sovranitetit të Kosovës, e integritetit kuvendi kërkon nga institucionet përgjegjëse që  në temën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në asnjë rrethanë, nivel nuk mund të jenë çështje që lidhje me sovranitetin apo integrimin apo që cenojnë krijimin e ndonjë pushteti të tretë dhe administrativ
  3. Kuvendi i Kosovës para çfarë do takimi në kuadër të dialogut me më Serbinë duhet të miratoj platformën për dialog e cila platformë do të përfshije parimet në bazë të të cilave do të zhvillohet dialogu dhe do të votohet me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
  4. Kuvendi i Kosovës kërkon hapjen e rrugës për një proces zgjedhor demokratik nga i cili do dilte një qeveri legjitimi dhe do të kishte legjitimitet për dialogun Kosovë – Serbi. Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e kaluar ka paraqitur një Projekt -rezolutë për dialogun Kosovë – Serbi, të cilën gjatë seancën së sotme e tërhoqi atë. Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se arsyeja kryesore e debatit në seancën e kaluar për dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimi i tyre për Projekt-rezolutë, lidhej me takimin që ishte paralajmëruar të mbahej në Washington.

Të ngjashme