Ekonomia Online
FUNDIT

“Nuk kam ide çka po ndodhë”, Përparim Rama thotë se ka aplikuar në KQZ me letërnjoftim të Kosovës

“Nuk kam ide çka po ndodhë”, Përparim Rama thotë se ka aplikuar në KQZ me letërnjoftim të Kosovës

 “E kam letërnjoftimin e Republikës së Kosovës dhe kam aplikuar me letërnjoftim të Republikës së Kosovës”, është deklaruar për Albanian Post, Përparim Rama, kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës, nga LDK, për zgjedhjet e 17 tetorit. “Nuk kam ide, çka ka ndodhë”, vazhdon më tej Rama duke dëshmuar se letërnjoftimin e Republikës së Kosovës […]

 “E kam letërnjoftimin e Republikës së Kosovës dhe kam aplikuar me letërnjoftim të Republikës së Kosovës”, është deklaruar për Albanian Post, Përparim Rama, kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës, nga LDK, për zgjedhjet e 17 tetorit.

“Nuk kam ide, çka ka ndodhë”, vazhdon më tej Rama duke dëshmuar se letërnjoftimin e Republikës së Kosovës e ka që nga qershori i këtij viti.

“E kam marrë dokumentin nga Ministria e Punëve të Brendshme. Tash në qershor e kam marrë letërnjoftimit, shihet data në letërnjoftim”, ka shpjeguar Rama.

Kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, i ka dalë “problem” për tu certifikuar si kandidat garues për të parin e Prishtinës.

Të ngjashme