Në vendin e punës, do të përjetoni një shumëllojshmëri të pafund të personaliteteve, bashkëpunëtorët që janë agresivë, bosët që dramatizojnë çdo gjë, kolegët që nuk bëjnë punë e tyre, thashethemexhinjtë, ziliqarët etj.
Ballafaqimi me personalitete të ndryshme në vendin e punës vjen me një sërë sfidash të reja. Megjithatë mbani mend se duhet të tregoheni profesional edhe kur bëheni pjesë e konflikteve. Ja disa këshilla se si të menaxhoni personalitete të ndryshme në punë dhe të keni një ecuri të mirë të punës tuaj dhe në grup.
1. Bëni kompromise në mënyrë që biznesi të funksionojë siç duhet – Nëse qasja juaj nuk krijon një ambient suksesi për disa nga punonjësit tuaj, mendoni për mënyrat që mund të përshtatni për çështje të caktuara. Të bësh këtë do t’u tregojë punonjësve se shqetësimet e tyre po dëgjohet dhe ju interesoheni në mendimin e secilit prej tyre. Kur punonjësit tuaj të ndihen të vlefshëm, ata do të kenë më shumë gjasa të punojnë shumë dhe kjo përkthehet në sukses të biznesit.
2. Mësoni nga punonjësit kolegët tuaj – Jini të hapur për të mësuar, pasi kjo do i bëjë gjërat të shihen me një tjetër këndvështrim dhe do të ndikojë në suksesin tuaj. Nuk ka kufi për dijen!
3. Krijo një linjë të hapur komunikimi dhe tregohuni të kujdesshme me mënyrën se si e bëni – Në këtë botë të sms-ve dhe email-ve, toni dhe theksimi i rëndësive humbet lehtësisht. Prandaj jini të kujdesshëm në mënyrën që ju komunikoni dhe krijoni një mjedis ku punonjësit apo kolegët të ndihen rehat dhe të vijnë pa hezitim tek ju për çdo çështje që mund të kenë. Komunikimi i hapur gjithashtu mund të inkurajojë punonjësit që të bashkëpunojnë në ide kreative së bashku.
4. Adresojini me kohë konfliktet – Nëse ka një konflikt të personalitetit, gjithmonë adresoni atë herët dhe me ndjeshmëri. Është e rëndësishme të mbash një qasje të paanshme dhe të zgjidhësh konfliktet sa më mirë që të jetë e mundur. Lejimi i konfliktit mund të çojë në probleme më të mëdha gjatë punës.
5. Shmangni komentet dhe sjelljet agresive apo pasive – Këto lloje veprimesh nuk ndihmojnë kurrë një situatë dhe kurrë nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë në planin afatgjatë.
6. Nënvizoni rëndësinë e respektit, i cili nuk duhet humbur në asnjë rast – Mos u shqetësoni për t’u pëlqyer ose për të mos u pëlqyer nga të gjithë. Ju nuk mund të jeni miq me të gjithë ose të kënaqni të gjithë, por një gjë është e rëndësishme, të gjithë duhet të ndihen të respektuar. Respekti duhet të jetë përparësia numër një.