Nuk pati asnjë legalizim të objekteve pa leje, në 2018-n

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Asnjë objekt pa leje nuk është legalizuar gjatë vitit 2018, ndonëse janë afro shtatë mijë raste të ndërtimeve të këtilla, të cilat vazhdojnë të presin në sirtarët e Komunës së Prishtinës, ku pronarët e tyre kanë aplikuar për t’i legalizuar prej vitesh.

Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje është ndërprerë kaherë, dhe stopimi i tij është arsyetuar vazhdimisht me mosmiratimin e Ligjit të ri për legalizimet. Por, edhe pse ky ligj është miratuar që prej shumë muajsh, zyrtarë të Komunës kanë thënë se legalizimi nuk do të fillojë pa u hartuar edhe udhëzimet administrative, shkruan sot Koha Ditore.

Pesë udhëzime administrative duhet të hartojë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), të cilat, sipas drejtuesve të kësaj ministrie, janë në proces e sipër të përfundimit. Por, sipas tyre, komunat megjithatë kanë mundur të trajtojnë ndërtimet pa leje, të kategorisë së parë dhe të dytë, që i përcakton Ligji, si raste që plotësojnë të gjitha kriteret për legalizim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme