Që nga mëngjesi i ditës së diel reshje të mëdha të shiut kanë rënë në Prishtinë, që mund të shkaktojnë bllokime të rrugëve dhe vërshime eventuale.
Por deri më tani nuk ka raportime se bllokim të qarkullimit apo vërshim.
Kështu për Klan Kosova tha Medina Braha, drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim.
” Deri më tani nuk është raportuar se ka vërshime pas reshjeve të shiut. Ne ekipet e mirëmbajtjes me të cilat kemi kontrata i kemi në terren. Poashtu kemi edhe kompani që mirëmbajnë dhe pastrojnë kolektorët atmosferik dhe kanalizmet. Në rast nevoje edhe kompanitë publike përgjegjëse na dalin në ndihmë “- tha Braha.