Nuk respektuan kufizimin e lëvizjes, Policia ndaloi dhjetë persona në Prizren

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dhjetë persona në Prizren, pasi që ata nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes.

Policia bën të ditur se ndaj personave të dyshuar është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Rastet e ndara sipas raportit të Policisë së Kosovës:

• Rr. Adem Jashari, Prizren 08.07.2020 – 01:20. Nga njësiti policor derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

• Rr. Adem Jashari, Prizren 08.07.2020 – 21:50. Nga njësiti policor derisa kishte qenë duke udhëtuar me veturë është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

• Rr. Enver Haradinaj, Prizren, 08.07.2020 – 01:50. Nga njësiti policor derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

• Prizren 08.07.2020 – 01:45. Nga njësiti policor derisa kishte qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

• Rr. Remzi Ademaj, Prizren 09.07.2020 – 00:30. Nga njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar femër dhe mashkull kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme