Nuk u lejua të futet në aeroplan se ishte me vonesë, gruaja raporton rrejshëm se ka bombë

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Një grua nga Chicago është arrestuar në aeroportin e Floridas, pasi që kishte dhënë një alarm të rrejshëm që brenda aeroplanit ka bombë.

Marina Werbitsky, 46-vjeçe, u arrestua të hënë në aeroportin ndërkombëtar Fort Loderdale, është bërë e ditur nga zyra e sherifit lokal, transmeton Telegrafi.

Werbitsky i kishte thënë personelit se në çantën e saj që akoma ishte ne aeroplan gjendet një bombë – kurse tërë këtë e bëri vetëm pse nuk i është lejuar të futet në fluturake pasi ishte vonuar.

Megjithatë ajo u arrestua menjëherë, kurse aeroplani u bë gati për t’u ngritur në ajër. Kjo u mundësua kur autoritetet e kontrolluan dhe nuk gjetën asgjë brenda – duke kuptuar se ishte alarm i rremë.

Të ngjashme