Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland gjatë vizitës së saj në Kosovë porpos që ka takuar udhëheqësit e institucioneve, dhe disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, ajo nuk e ka takuar asnjërin nga liderët e partive opozitare.
Askush nga tri partitë opozitare, VV, AAK e Nisma nuk e kanë thënë as edhe një fjalë për atë se përse Viktoria Nuland nuk ka takuar asnjë nga përfaqësuesit e tyre, shkruan Ekonomia Online.
Nuland takoi krerët më të lartë të shtetit, Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Nuland gjeti kohë edhe për anëtarë të shoqërisë civile, por jo edhe për Opozitën. Nuland nuk pati asnjë takim me asnjë nga liderët e partive opozitare.