Gjermania po shënon nivele shumë të larta të infektimit me virusin COVID-19 tek fëmijët dhe adoleshentët në disa pjesë të vendit.
Shkalla e infektimit në mesin e moshave 10 deri në 19 vjeç është 500 në 100,000 njerëz për kokë banori, në tetë zona.
Për pjesën tjetër të vendit, shkalla e infektimit për ata nën 20 vjeç ka rënë pak.
Ndërkohë në shkolla janë hasur 636 raste pozitive gjatë katër javëve të fundit, raporton DW.
Gjermania ka lejuar që vaksinat antiCOVID të administrohen për ata të moshës 12 vjeç e lart. Megjithatë, shkalla e vaksinimit për fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç është ende shumë më e ulët krahasuar me popullatën e rritur.
Mbretëria e Bashkuar po sheh gjithashtu një numër të konsiderueshëm të rasteve me koronavirus në mesin e të rinjve.