Numër rekord i të papunëve në Amerikë

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se tre milionë njerëz kanë aplikuar për përfitimet e të papunëve në SHBA javën e kaluar.

New York Times raporton se kjo është një shifër rekord.

Numri i amerikanëve që paraqesin kërkesa për përfitime të papunësisë pësoi këtë rritje pasi ky vend ndërmorri masa të rrepta për të luftuar pandeminë e Covid-19.

Këto ndalesa të papritura nxitën një valë lirimesh nga puna që ka të ngjarë t’i japin fund bumit më të gjatë të punësimit në historinë e SHBA-ve.

Kërkesat fillestare për përfitime nga papunësia u rritën në 3.28 milionë në javën e fundit nga 282,000 të rishikuara sa ishin javën e kaluar, duke eklipsuar rekordin e mëparshëm të 695,000 kërkesave të vendosur në vitin 1982, tha të enjten Departamenti i Punës i SHBA-ve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme