Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka marrë më së shumti vota nga diaspora, gjithsej 289.
Pas saj, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar nga ana e AAK-së, Ardian Gjini, gjithsej 178 vota.
I treti me më së shumti vota është Ferdinant Kolaj i PSHDK-së me 128 vota.
Kandidati nga radhët e LDK-së, Teki Shala ka marrë 89 vota, ndërsa kandidatja e PDK’së, Arbneshë Kuqi ka marrë 27 vota.
Pa asnjë votë ka mbetur kandidati i Nisma-s, Fazli Hoxha.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini ka arritur të marrë më së shumti vota, 46 për qind apo 18 mijë e 382 vota.
Pas tij, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 37,8 për qind apo 14 mijë e 819 vota.
Gjini dhe Kusari-Lila do të takohen në balotazh.