Numërohen votat me kusht në Gjakovë, prin Ardian Gjini

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht për komunën e Gjakovës.

Kandidati i AAK-së, Ardian Gjini, ka dalë i pari nga ky numërim votash, duke grumbulluar gjithsej 381 vota me kusht.

Ndërkaq pas tij qëndron kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me 274 vota me kusht.

I fundit në këtë listë qëndron Fazli Hoxha nga NISMA me 12 vota të grumbulluara.

Të ngjashme