Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka vazhduar numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me aftësi të kufizuara të zgjedhjeve të 17 tetorit.
Këto vota janë numëruar tashmë në komunë e Kaçanikut.
Nga këto vota prin kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës, Besim Ilazi, doli i pari me 107 vota.
Pas tij është renditur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, me 81 vota.
I treti është kandidati i LDK-së, Shkelqim Jakupi, me 23 vota, teksa kandidati Shukri Luta ka marrë 16 vota.
Edhe sa iu përket votave për asamble komunale, PDK kryeson në Kaçanik me 82 vota.
LVV është e dyta me 62 vota, ndërsa e treta LDK me 35 vota.