Numërohen votat me kusht në Kaçanik, prin PDK-ja

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat e numëruara me kusht për komunën e Kaçanikut.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Ilazi, ka arritur të grumbullojë plot 107 vota, duke prirë kështu në këtë komunë.

Ndërkaq pas tij radhitet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, me 81 vota.

E më së paku vota ka marrë kandidati Kastriot Bushi, i cili ka grumbulluar dy vota.

Të ngjashme