Numri i pacientëve në Infektivë ka rënë

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Klinika Infektive ka shënuar rënie të pacientëve të cilët po trajtohen nga COVID-19.

Të hënën në këtë klinikë, trajtim shëndetësor kanë marrë vetëm 10 pacientë të infektuar.

Megjithatë, infektologët po vazhdojnë të bëjnë thirrje që qytetarët të vazhdojnë respektimin e masave, raporton KOHA.

3 pacientë të shtyrë në moshë, sipas mjekëve, janë gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen në Mjekimin Intensiv.

Gati një javë pasi në Mjekimin Intensiv hynë 23 persona, staf shëndetësor, të gjithë prej tyre kanë rezultuar negativë në testet e IKSHPK-së për COVID-19.

Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Nehat Bahtiu, ka konfirmuar se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në izolim edhe për disa ditë, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

Brenda pak ditësh, të njëjtëve, do t’u përsëriten testet për COVID-19.

Të ngjashme