Numri i të prekurve me Coronavirus arrin mbi 10 mijë në Korenë e Jugut

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Koreja e Jugut raportoi nëntë raste të reja të coronavirusit të martën, sipas Qendrave të Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ndër rastet e reja, pesë janë importuar.

Koreja e Jugut raportoi se dy njerëz të tjerë vdiqën nga koronavirusi të martën, duke rritur numrin kombëtar të vdekjeve në 246.

Numri i të shëruarve në këtë vend ka arritur në 8,922, kurse numri i përgjithshëm i rasteve të coronavirusit të regjistruar në Korenë e Jugut është 10.761, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme