Numri i vdekjeve nga Coronavirusi në Turqi mbërrin në 59

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Turqia  ka konfirmuar 15 vdekje të reja nga Covid-19 duke e çuar kështu numrin e vdekjeve në total në 59.

Në ndërkohë, brenda 24 orëve të fundit janë kryer 5035 testime të personave që dyshohet se mund të jenë të prekur nga virusi, ku 561 prej tyre kanë rezultuar pozitivë .

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë në Turqi Fahrettin Koca në Twitter ku ka njoftuar po ashtu se numri i të prekurve me Coronavirus në Turqi ka arritur në 2433.

Derisa shumica e viktimave nga Covid-19 në botë ishin të moshuar, zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se virusi mund të jetë bartur nga të rinjtë – të cilët nuk kanë simptoma që janë të infektuar.

Pasi shpërtheu në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, Coronavirusi është shpërndarë në të paktën 172 vende dhe rajone të botës, bazuar në të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA.

Nga më shumë se 458,900 raste të konfirmuara në gjithë botën, numri i të vdekurve tejkalon shifrën prej 20,800, derisa gati 113,600 persona janë shëruar.

Italia, Kina, Irani dhe Spanja vazhdojnë të mbesin vendet me shpërthimin më të madh të Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme